Kryefjala Logo

Olti Curri per mungesen e sopranos ne skenen e perurimit: Inva Mula eshte vete Teatri i Operas. Ajo eshte skene nuk eshte publik.

22 Shtator, 2021 | 1:54 pm

Pak dite me pare, ne mbremjen e 15 shtatorit eshte inaguruar Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit, ku kane qene te ftuar personazhe te njohur te politikes dhe te artit ne Shqiperi.

Në skenë u ngjitën dhe emra të mëdhenj të operistikës botërore si tenori Placido Domingo apo dhe sopranoja shqiptare Ermonela Jaho. Por mungoi nje nder personazhet me te rendesishem te asaj skene, behet fjale Inva Mula, e cila padyshim duhet te ishte perkrahe Domingos. Inva eshte edhe femija e dy kengetareve te famshem klasike Nina dhe Avni Mula qe kane vene emrat e tyre ne themelet e Teatrit te Operas qe ne hapjen e tij. Per me teper, ajo ka qene sopranoja e pare shqiptare qe ka fituar festivalin e Placido Domingo ne vitin 1992. Prej shume vitesh ne skene ajo ishte ne inagurim si e ftuar ne publik, por jo aty ku i takon.

Nisur nga kjo, ka reaguar diten e sotme blogeri Olti Curri. Ai ka publikuar nje foto me Inva Mulen ne Instagram, perbri seciles shkruan:

“Ne foto me Teatrin e Operas, me zonjen (bije e te medhenjve Nina dhe Avni) qe beri te ktheje koken nga Shqiperia e vogel Placido Domingo dhe elita e muzikes klasike boterore Inva Mula.
Lyhen e ngjyhen muret, ndreqen derrasat e skenes, ftohen e krekosen çingijet e perkoheshme te haremit politik qe shqyejne gojen nga gjumi kur sapo fillojne tingujt e pare te operas, por qyteti ka memorje.
Teatri i Operas jane yjet qe ndrijne edhe kur shuhen dritat e skenes.
Inva nuk diskutohet nese e ftuan ne perurim te operas apo jo, Inva eshte skene jo publik.”

ED95F0BC B16C 467D A794 5C9672CBD545

Të ngjashme