Showbiz
Olta Gixhari reagon pas daljes nga Big Brother, vijon edhe me nominimet jashtë shtëpisë…
6 muaj më parë


Olta Gixhari vendosi të largohej nga shtëpia e Big Brother me dëshirën e saj dhe sot ka postuar fotot e saj të para në Instagram, sigurisht me djalin e saj Amar.
”Gjithë bota ime në një foto. Dashuria e Amar dhe ajo që kam marrë nga ju këto ditë ma ka mbushur shpirtin plot dhe më ka bërë të besoj se asnjëherë nuk je gabim nëse ndjek rrugën e zemrës”…
Gixhi nuk ka ngurruar të bëj batuta edhe me lojën e Big Brother duke thënë se këtë herë do të nominoj bashkëshortin e saj Dorin, i cili nuk ja ka bërë siç duhet fotot…
Olta ndodhet ende në Tiranë dhe ka vendosur të kalojë kohë me djalin dhe partnerin e saj. Këtë informacion e ka dhënë sot në një emision radiofonik motra e saj, Gerta Gixhari.