Showbiz
Olta Gixhari: Nuk dal nga BB, jam prima dona!
11 muaj më parë

Olta Gixhari është një nga të nominuarat e kësaj jave në Big Brother Vip Albania. Ajo, Luizi, Efi, Kristi ose Ronaldo të shtunën mbrëma do të lë shtëpinë.Ka qenë Ronaldo, ai i cili e pyeti Oltën nëse i ka bërë gati valixhet dhe aktorja i tha prerazi jo.
“Nuk ka nevojë ti bëj gati valixhet pasi jam një “Prima Dona” siç e quajti Arbër Hajdari, nuk do të dalë nga “BBV”.
Pas kësaj Ronaldo është shprehur se ajo është shumë fallco dhe se ai shpreson që publiku ta kuptojë sa më parë këtë gjë. Ndërsa Olta e ka vijuar debatin më tej duke e cilësuar Ronaldon shumë të vogël në moshë dhe mendësi.