Showbiz
Olta Gixhari mami për herë të dytë?! Dua një…
8 Shtator, 2022 | 1:22 pm
Një nga planet e afërta të Olta Gixharit është një fëmijë i dytë. E ftuar tek “Goca dhe Gra”, Gixhari ka thënë se dëshiron të ketë një vajzë.
“Uroj ta kem vajzë, por kam plan të bëj edhe një fëmijë tjetër. Dasmën nuk e kam menduar. Edhe kur e mendoj veten nuse, e mendoj me shalë jashtë gjithmonë”, tha Olta për “Goca dhe Gra”.
Ndërsa përsa i përket pyetjes më të shpeshtë që i bëjnë, se si duket partneri i saj aktorja e njohur nuk ngurroi të tregojë disa detaje rreth tij.
“Sytë i ka shumë të bukur. I ka kafë, si me bisht. Sytë kanë qenë gjëja e parë që më kanë goditur tek ai. Ka hundë shumë të rregullt, buzët i ka të trasha por i fsheh. Ka pak mjekër, nuk është i rrumbullakët në fytyrë. Nuk është as shumë i gjatë. Është shumë i qeshur“, është shprehur Gixhari për partnerin e saj me të cilin duket se është shumë e lumtur.