Showbiz
Olta Gixhari kapet me telefon në dorë, por gjithesesi nuk dorëzohet
18 Gusht, 2022 | 12:48 pm
U kap me telefon në dorë dhe mendja shkon se dikush është kapur nga policia duke i dhënë makinës dhe me sytë nga telefoni, por jo.
Aktorja e mirënjohur Olta Gixhari ndodhej në jug të Shqipërisë në plazh teksa një person i afërt i është afruar te shezlongu ndërkohë që bukuroshja po merrej me telefonin.
Ajo nuk është gjendur e surprizuar sepse dihet që ka një super marrëdhënie me kameran dhe ka filluar të pozojë në disa shkrepje shumë sensuale që më pas i ka publikuar.
Elementi që vëmë re është se Olta ka harruar të mbyllë atë që po shihte në telefon dhe shumë komentues kanë zmadhuar foton kureshtarë për të mësuar që çfarë po shikonte në celularin e saj bukuroshja e Durrësit.