Kryefjala Logo

Olta e pranon që Ermionën e nxorri ajo…

30 Mars, 2023 | 9:22 am

Një deklaratë e Olta Gixharit duket se ka marrë vëmendje. Aktorja ka pranuar se ka qenë ajo shkaku sepse Ermiona Lekbello u largua nga “Big Brother”.

Aktorja pyet Nitën për kë do të votojë dhe kjo e fundit i thotë “Prit, të shohim”.

Gjë që nuk i pëlqeu Oltës e cila nis t’i përmendë ato që ajo i cilëson “ndere për Nitën” dhe sipas saj e tillë ishte dalja e Jonës.

Biseda:

Olta: Nuk do ma japësh votën ë? E ke problem? Ke dëshirë të të kujtoj se çfarë kam bërë për ty? E mban mend Jonën kur doli, kur ishe ti në nominim?

Nita: Për çfarë Jonën?

Olta: E mban mend kur ishte ti në nominim? I shpëtove nominimit pra.

Nita: Po pra dhe doli Jona. Do të thuash që e nxore ti?

Olta: Kontribova sadopak.

Të ngjashme