Kryefjala Logo

Olta e përmend por TCH e quan kunjë:Reagon Luana Vjollca

20 Nëntor, 2023 | 9:22 am

Të premten që lamë pas,anëtarja e jurisë së DWTS Albania,Olta Gixhari,përmendi Luana Vjollcën dhe këngën e saj ‘Benzina’ duke thënë se në vend të këngës ‘Gasolina’ mund të kishin vendosur atë këngë.

Në fakt nuk u duk si kunjë edhe pse të mos e harrojmë faktin se Olta është aktore dhe nuk zbulohet dot kollaj,por televizioni ku ajo po punon,pra Top Channel,e ka përshkruar momentin me shkrimin:”Olta Gixhari kunjë për Luana Vjollcën?“

Shpejt erdhi edhe reagimi i  të përmendurës,Luana,e cila ka shpërndarë në faqen e saj personale Instagram një video nga “Love Island” dhe shkruan:”E diel sonte, kujt i mungoj?” dhe detaji interesant është që në sfond ka vendosur pikërisht këngën ‘Benzina’

IMG 3998

Të ngjashme