Showbiz
Olsi e pranon: Jam në tranzicion!
6 muaj më parë


Prej disa ditësh në rrjet ka qarkulluar lajmi se Olsi Bylyku dhe Egli Tako i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre disa vjecare.Por me veprimin e tij aktori i Klanifornia duket se i ka “hedhur benzinë zjarrit”.
Ai ka postuar në Instagram një foto të vetën të shkëputur nga videoklipi i tij me Eglin, “Do ditë” ku krahas saj shkruan: “Tranzicion”.
Kjo fjalë nënkupton periudhën e ndryshimit nga një gjendje në një tjetër dhe ndoshta Olsi ashtu si dhe Egli janë duke hapur një kapitull të ri në jetën e tyre, larg njëri-tjetrit.

