Kryefjala Logo

Olsi Bylyku zgjedh të “godasë” BB VIP pikërisht në natën e Prime-s: “Votat e Publikut” që më eleminuan, ju hoqën kostot për të plotësuar çmimin e madh!

17 Shkurt, 2024 | 11:24 pm

Olsi Bylyku ka vendosur të thyejë heshtjen për largimin nga BB VIP pikërisht në një nga netët e Prime. Ai ka publikuar një foto nga pushimet e tij, ku përbri shkruan pakënaqësitë kundrejt produksionit të BB VIP.

Olsi ka treguar se nuk ka pranuar të bëjë kompromise pasi ka arritur çdo gjë vetë dhe kjo ka bërë që ai të dalë. Duket se ai ka thumbuar paksa e banorët, pasi sipas tij çdo kujt i janë bërë premtime si këngë hit, emisione, filma etj.

Gjithashtu Olsi shprehet se autorët e BB VIP kanë hapur fjalë apo informacione që nuk duhet ti nxirrnin e siç thotë vetë ai “gjyqet që ka”. Me aq sa kuptohet nga shkrimi duket se ai madje ka kërkuar 300K për të firmosur kontratë për të folur për ndjenjat e tij gjë të cilën nuk e ka bërë. (Ashtu siç Olsi shprehet na bën të mendojmë se e ka për historinë me Eglin dhe lidhjen e re).

Në gjithë këtë shkrim të gjatë, ajo që kuptohet qartë është gjithë mllefi që Olsi ka mbledhur kundrejt produksionit të BB VIP.

BEA072CE B294 49F0 B9AB 87EE87F61B22

438E393B 1A0C 40FB A7A0 9959DD6501EE

Të ngjashme