Kryefjala Logo

Olsa e Përputhen e harroi kaq shpejt Ben Blushin?

30 Prill, 2022 | 5:11 pm

Nga përvoja botërore por edhe ajo në televizionet shqiptare autorët e emisioneve televizive janë pjesë bashkë me regjisorët dhe redaktorët e prapaskenës. Madje fjala autor i qëndron e madhe sepse 100% e emisioneve në Shqipëri janë kopjo e formateve që kemi parë në televizionet e huaja dhe kryesisht italiane. Pikërisht nga Italia u vodh edhe idea e Olsa Muhametit për të bërë Përputhen një version i deformuar i “Uomini e Donne” nga Maria De Filippi.

Pasi formati u bë lëmsh, u gënjye publiku, çiftet u lidhnin në ekran me urdhrat e autores dhe në jetën e përditëshme lidheshin me të tjerë njerëz, publiku vazhdoi ta ndjekë si një situatë televizive qesharake sic ka ndodhur me “Kafazin e Artë” apo skeçe nga Tirana Tv. Olsa Muhameti duke ju pergjigjur një pyetësori në instagram pasi emisioni ju mbyll sepse orarin ja zunë binjakët Veshaj, shprehet e habitur me famën e saj. Një ndjekës e ka pyetur: E ke menduar ndonjëherë që do ishe kaq e famshme edhe pse je pas kamerave?

“Sigurisht që jo, është e pazakontë që një njeri që punon jashtë kamerave të ketë këtë audiencë. Sepse zakonisht publiku lidhet me njerëzit që sheh në ekran domethënë ti dojë apo mos ti dojë, por ja që ndodhi”- thotë Olsa, por ketu nuk ka asgje te pazakonte.

Për famën e audiencën Olsa nuk duhet të jetë mosmirënjohese dhe duhet të falenderojë ish drejtorin e Top Channel, Ben Blushi, sepse ishte ai qe i besoi asaj kohe televizive edhe pse pa pervoje dhe e ktheu TCH nga një ekran elitar në një televizion provincial ku shumica e konkurenteve flisnin në dialekt, nuk komunikohej në gjuhë zyrtare dhe bullizimi dhe seksizmi ishin refren. Nisur nga edicioni i dyte i Perputhen pasi i pari komandohej nga Edi Manushi, Olsa Muhameti detyronte (sipas delleratave të vetë atyre) konkurrentët e Përputhen në profilet e tyre por edhe ata qe menaxhonin faqen e TCH (me siguri me dijeni të drejtorit Blushi) që ta etiketonin në çdo postim të tyre në rrjetet sociale. Gjë e cila nuk ka ndodhur me asnjë autor të asnjë programi te TCH Luana, Arbana, Zefina Hasani, Saimir Muzhaka, Filip Çakuli etj apo televizioni tjetër.

Olsa thjesht ka pasur fatin e madhe të ketë nga mbrapa si mbështetje ose përpara në udhëheqje Ben Blushin që i dha mundësinë ta përdorë ekranin e TCH si makinë autoshkolle. Ndaj do ishte korrekte që ti ishte falenderuese atij që dikur e ndihmoi. Olsa ndoshta ka harruar ose mendon se tani qe Blushi po ben lajme dhe intervista showbizi gjithçka ka marrë fund, por jo jetës nuk i dihet.

Të ngjashme