Kryefjala Logo

Nuk u kualifikua në finalen e Eurovizion, reagon për herë të parë Ronela Hajati

2 vite më parë

Mbrëmjen e sotme Ronela Hajati ka hapur natën e parë të Eurovizionit. Ndonse performanca e saj ishte shumë energjike, nuk arriti të kalonte në finale.

Kaq mjaftoi që gjithë shqiptarët të mos ndaleshin nga komentet dashakeqëse dhe jo vetëm. Pas kësaj, pak minuta më parë Ronela ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Edhe sikur të kisha shkuar në finale e di që do të kisha dalë e fundit. Por sasia e dashurisë që kam marrë është e madhe! Unë e fitova Eurovizionin sepse fitova turmën. Dhe turma ka gjithmonë të drejtë. Ju dua”- shkruan Ronela ku duket se ka ironizuar paksa kritikët.

Rikujtojmë se ajo pati mbështetje të madhe në rrjet edhe nga jashtë Shqipërisë.

20D04A69 7271 4C3A B760 64325D2B9337

Të ngjashme