Showbiz
“Nuk thashë dot disa të vërteta”Ardit Çuni ka diçka për të thënë për Beniadën, Fifin e Granitin!
2 vite më parë


‘’I kam dhënë shumë asaj shtëpie dhe nuk e meritoja të largohesha’’,- tha ai, dhe shtoi se penalizimi i tij ndodhi vetëm për faktin që ishte përballë Donaldit, pasi Fifi e zëvendosoi me Granitin, duke patur këtë mundësi si e preferuara e publikut. Ndaj, Arditi tha se ndihej i penalizuar nga Fifi pasi nëse do të kishte përballë Granitin, fati i tij do të vijonte tërësisht ndryshe. ‘’Jam kurioz ta di pse, por realisht mendoj se Fifi është arsyeja e largimit tim’’,- tha ai.
“Unë e dija që Graniti kishte një lidhje jashtë, por nuk mund të përmendja njerëz të tretë, sipas kontratës që kam firmosur”, tha ish-konkurrenti.
Gjithashtu, në fund ai foli edhe për Beniadën, për të cilën shprehu hapur pëlqimin brenda shtëpisë. Madje modelja u ndje keq pas largimit të tij, e tha se nuk e priste. Lidhur me këtë Arditi tha: “Diçka ndryshoi pas rikthimit tim herën e parë. Kemi vendosur që njohja jonë do të vazhdojë jashtë”