Kryefjala Logo

Nuk mblodhi dot njerëz në koncert! Tayna bojkoton koncertin, irritohen fansat!

1 Gusht, 2022 | 11:41 am

Së fundmi në rrjet po qarkullon një video e fansave të irrituar për shkak të bojkotimit të koncertit. E ftuar në një club Tayna ka vendosur të mos performojë pasi janë mbledhur vetëm 100 veta.

E pakënaqur me pagesën që do merrte vetëm 500 euro në mungesë të njerëzve, Tayna ka vendosur të mos dalë në skenë. Pronari i clubit ka dhënë njoftimin, i cili duket se ka acaruar fansat e saj që e prisnin.

Ndërkohë është i çuditshëm fakti që Tayna nuk ka arritur të mbledh njerëz në koncert, pasi ka qenë një ndër këngëtarët më të paguara e të preferuara.

Të ngjashme