Nuk mbarojnë zënkat për Oltën. Debatin e radhës e bën me Amosin

1 muaj më parë

Një debat i ashpër ka ndodhur mes dy aktorëve dhe miqve të ngushtë Amos-Olta. I gjithë ky debat erdhi si pasojë e gërhitjes së Luizi Ejllit, i cili ka lënë pa gjumë të gjithë banorët, ku një prej tyre Amos ka dalë të flejë në oborr nga zhurma e padurueshme.

Olta e vuri re këtë gje pasi ajo doli për të bërë rutinën e saj të mëngjesit.

Unë fjeta jashtë nga të gërhiturat e këtij dhe ti qesh, të duket për të qeshur“, i flet i revoltuar Amosi nga jashtë Oltës. Të kam mbrojtur për të gjitha gomarllëqet që ke bërë, dhe ti zgërdhihesh këtu”, vazhdon Amos.

Por debati ka degraduar dhe në fjalë banale, ku Amosi i është drejtuar Oltës me fjalët “ik pi*dhu”. Megjithatë më pas kanë patur mundësi të sqarohen dhe duket se gjithçka mes tyre tani është në rregull.

 

Të ngjashme