Kryefjala Logo

Nuk mbarojnë telashet për Dakun,reagon klubi rus i sulmuesit të Kombëtares: Do ta dënojmë!

22 Qershor, 2024 | 10:51 am

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes për gjestin që bëri gjatë një ndeshjeje në të cilën luajti, ku thirri kundër maqedonasve dhe serbëve.

Sakaq, për këtë gjest ai u hetua nga UEFA, por duket se dhe klubi i tij, Rubin Kazan, është gati të marrë masa ndaj sulmuesit të Kombëtares.
Në një komunikatë për mediat, klubi rus shkruan se është gati të ndërmarrë masa ndaj Dakut, ku lë të kuptohet se dënimi mund të jetë tepër i rëndë.

“Sulmuesi Mirlind Daku i lejoi vetes thirrje fyese pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Klubi ynë merr përgjegjësinë për atë që ndodhi. Rubini përfaqëson një ekip shumëkombësh dhe i përmbahet gjithnjë parimeve të respektit dhe barazisë, duke dënuar kategorikisht çdo formë diskriminimi dhe fyerje në baza kombëtare, fetare apo racore. Pas kthimit në ambientet e klubit ndaj futbollistit do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare. Një bisedë shpjeguese do të zhvillohet edhe me lojtarët tjerë për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen”, shkruan në komunikatë Rubin Kazan.

Të ngjashme