Showbiz
Nuk kishte asnjë shenjë jete, mësohet gjendja e aktores turke pas tërmetit…
10 muaj më parë

Aktorja turke Cansu Dere, u raportua e humbur pasi askush nuk po lidhej dot me të pas tërmetit që goditi Turqinë. Lajmi shqetësoi jo vetëm fansat e saj, por edhe kolegët. Sipas gazetares Birsen Altuntas ajo gëzon shëndet të plotë dhe do të jetë pjesë e një nisme për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar familjet e viktimave dhe personat e lënduar nga tërmeti.
“Disney Plus dhe FOX kanë kanë vendosur të ndihmojnë familjet e prekura nga tërmeti i 6 shkurtit. Halit Ergenç, Yılmaz Erdoğan, Şahan Gökbakar, Ata Demirer, Can Yaman, Cansu Dere dhe Demet Özdemir janë disa prej aktorëve që i janë bashkuar kësaj iniciative.”, bën me dije një burim.
Cansu Dere ka luajtur në shumë seriale turke ama për shqiptarët roli i saj më i bukur mbetet ai tek seriali “Ezel”.