Kryefjala Logo

Nuk ka më dyshime, Robert Berisha është ndarë!

1 vit më parë

Robert Berisha dhe partnerja e tij Laureta Maqedonci i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, vetëm disa muaj pasi u bë publike.

Dyshimet e para se çifti ishin ndarë lindën kur Roberti fshiu të gjitha postimet e tyre në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi janë zbuluar edhe arsyet që çuan në krisje përfundimtare mes tyre.

“Prej afro një muaji dukej se raporti i tyre nuk po funksiononte siç duhej. Ka qenë presioni i krijuar nga ekspozimi publik që ka bërë që në çift të lindin mosmarrëveshjet e para”, thanë burime pranë çiftit për Prive.  Sipas tyre, Laureta nuk e ka përjetuar mirë pjesën e vëmendjes dhe për këtë arsye pas ndarjes ka vendosur të marrë një pushim të plotë”.

Robert Berisha u divorcua 4 vite më parë  me këngëtaren Nora Istrefi, me të cilën ka edhe një vajzë me emrin, Renee.

Të ngjashme