Kryefjala Logo

“Te perdoresh ne kembim te fames”! Nuk ka faj as Hyseni as Alvisa, por dikush tjeter!

9 Nëntor, 2021 | 4:48 pm

Hyseni dhe Alvisa kane qene kryefjala e diteve te fundit. Disa mbrojne Hysenin duke thene “mire ja beri kurves” e disa te tjere mbrojne Alvisen duke thene “cfare maniaku”.

E keshtu shoqeria eshte ndare ne dy pjese: ne nje ane ata qe quajne Alvisen materialiste apo epitete te tjera e pjesa tjeter kryqezon Hysenin per dhunen ndaj saj(gjithmone nese kjo eshte e vertete se s’kemi pare gje akoma).

Por ne fakt Alvisa dhe Hyseni nuk jane fajtore, ata jane dy viktima te kesaj shoqerie e te produksionit. Alvisa dhe Hyseni nuk mbajten dot marredhenien e dashurise per shume faktore e vendosen te ndaheshin. Teksa ishin te ndare produksioni vendosi ti bashkonte serish, per disa miliona klikime me teper Hyseni dhe Alvisa duheshin ne ate program. Pa marre parasysh faktin se cfare do u shkaktonte kjo gje personalisht.

Te dehur nga fama ata nuk e kuptuan se po perdoreshin, madje ne menyren me te shemtuar te te gjitha kohrave. Ata rane pre e produksionit qe i ngriti, i zhyti, ngri njeher njerin njehere tjetrin deri sa i zhyti perfundimisht.

Ju sulen Alvises sikur te kishte kryer vepren me te keqe te njerezimit, sepse thjesht kishte lene apo kishte mbajtur me shpresa dike qe nuk e dinte qe e donte e Hysenin e nxorren si djalin qe jep dhe jeten per dashurine. Por sapo publiku u versul per lojen qe po behej nderruan pllake.

Alvisa doli viktima e dhunuar dhe Hyseni doli shantazhues dhe dhunues, se keshtu ju leverdiste tani.

Ketu kuptojme se cfare hasim cdo dite ne perditshmerine tone. Njerez qe vetem per te arritur pak fame jane te gatshem te shkaterrojne edhe vete jeten e tyre pergjithmone!

 

Të ngjashme