Kryefjala Logo

Nuk i pëlqen dasma,Dojna Mema zbuloi arsyen më të çuditshme

9 Gusht, 2022 | 12:06 pm

Dojna Mema dhe Vlashent Sata pritet të bëhen prindër të një djali së shpejti. Moderatorja ka qenë në kopertinën e revistës Who, ku dhe ka folur për planet e saj, shtatzëninë por edhe martesën.

Ndonse diskrete përsa i përket emrit, Dojna ka treguar se nuk i pëlqen të bëj dasmë, dhe ka një arsye të fortë për këtë:

“Vlashenti mbaron për dasma. Unë më pak sepse kërcej skandal. Nëse ke dëshirë të më vësh në siklet, më fto në valle. Jam e aftë të shkatërroj çdo rreth e çdo pogonishte në 30 sekonda. Kështu që përfitova nga rasti që isha shtatzënë dhe e përdora si pretekst për të mos bërë dasmë. Jam e sigurt që nuk do i shpëtoj gjatë, kështu që vitin tjetër mund të shtojmë një datë të “Za Fest” e cila do të ishte dasma jonë.”- ka thënë moderatorja.

Burimi: Revista Who

Të ngjashme