Kryefjala Logo

Nuk i njeh as nëna e vet? Kush jane të famshmit e vërtetë qe kanë hyrë në Big Brother Albania VIP? Flasim me shifra.

7 Tetor, 2021 | 1:09 pm

Big Brother Albania VIP ka 2 ditë që ka filluar teksa finalja zhgënjehu disi fansat që mezi po prisnin rikthimin e këtij programi pas 4 vitesh mungesë. Publiku kishte një pritshmëri më të lartë për emrat që do të bëheshin banorë të këtij edicioni VIP, megjithatë ata që u prezantuan natën e hapjes , jo të gjithë njiheshin nga publiku aq sa për tu quajtur të tillë.

Në rastin e Elhaid Cufit, moderatorja Arbana Osmanit iu desh ta prezantonte se kush ishte ky person dhe se cfarë bënte. Futbollisti nga Kosova si dhe mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani ishin dy nga banorët që nuk njiheshin gjerë nga audienca.

Në përgjithësi “VIP-at” që do të bashkëjetojnë për 3 muaj së bashku, ose nuk njiheshin ose në rastin më të mirë ishin “harruar” sadopak nga publiku. Megjithatë Donald Veshaj, këngëtarja Fifi ishin nga hyrjet që u cilësuan si “VIPA të vërtetë”. Kryefjala.com ka bërë një renditje të banorëve të Big Brother VIP, nga më i famshmi e deri tek më pak i famshmi bazuar në rrjetin social Instagram.

  1. Në vendin e parë renditet këngëtarja nga Kosova, Fifi e cila numëron 617 mijë ndjekës në Instagram teksa ajo prej vitesh është e mirënjohur dhe si tekst shkruese, e suksesshme në cdo spektakël ku ka marrë pjesë. 283CA1D1 6B5A 45F9 9034 BD4E00E63B93
  2. Elhaid Cufi edhe pse reagimet e para u lanë të kuptohej se ishte një ndër më pak të famshmit, ai renditet i dyti për nga numri i ndjekësve që janë rreth 268 mijë të tillë. Fama e tij ka ardhur kryesisht nga shprehje të shkurtra mbi dashurinë apo motivimin në Instagram si dhe nga disa libra që ai ka botuar pikërisht me këto shprehje. BFC117A9 687E 4B3B BEA6 192A22F20703
  3. Vendin e tretë e zënë aktorja e humorit, Arjola Demiri me 216 mijë ndjekës. Fama e saj pësoi një rritje viti që kaloi kur ajo mori pjesë në një rol kryesor të filmit “I Love Tropoja” të Ermal Mamaqit duke rezultuar e suksesshme. Gjithashtu puna e saj në Portokalli ka mbajtur aktoren në marrëdhënie me ekranin pa u shkëputur.E1F266AA 5E1C 4070 AE3C 28C4F573C574
  4. Beniada Jakic me 141 mijë ndjekës zë vendin e katërt. Ajo është prezantuar më herët si mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani teksa profesioni i saj kryesor ka qenë modelingu në Itali. 10E3108C 5B41 4E65 A6CC EBD2F4CC0622
  5. Vendin e pestë e zë një këngëtar, ai është Ardit Cuni. Numëron rreth 132 mijë ndjekës në Instagram, fama e tij është marrë me pjesmarrjen në koncerte dhe spektakle si “Kënga Magjike”. 14A97B30 4FF3 4934 9365 EB019BEE3531
  6. Aktori i humorit Donald Veshaj është një prej personazheve më të komentuar në hyrjen e tij, ai numëron 81 mijë e 100 ndjekës duke zënë vendin e gjashtë. Ai është shfaqur pas vëllait të tij Romeo Veshaj në ekran i cili ka dalë më herët në “Al Pazar”. Gjithashtu është komentuar nga mediat e show bizzit mbi lidhjen e tij me moderatoren e Për’puthen Bora Zemani. E5B1197E 1114 439F 99A6 1769BE6BC3C8
  7. Në vendin e shtatë ndodhet Kledi Hysa. Modeli internacional numëron në instagramin e tij 63.5 mijë ndjekës.84BAAF07 65FA 4666 BA82 B835EC8ED936
  8. Vendin e 8 e zë një këngëtar mjaft i famshëm i muzkës popullore moderne dhe asaj tallava. Bëhet fjalë për Sabian Medinin i cili njihet prej vitesh nga dëgjuesit e muzikës shqiptare. Ai numëron rreth 48 mijë ndjekës. F18D5B7F 118B 4097 BEB1 40D845356ACA
  9. Sheila Haxhiraj ka rreth 36.9 ndjekës në Instagram. Ajo njihet si fituesja e X Factor Albania, si tekst shkruese dhe për rolin e saj në një film të Radio Televizionit Shqiptar. 49628573 D682 4BD5 9DFE CD2190DE9E12
  10. Vendin e dhjetë e zënë aktorja dhe ish-drejtorja e Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja. Ajo ka 23 mijë ndjekës në Instagram. FB13792B B5B5 4565 8D1C E75E9D4F5D8F
  11. Balerini me famë ndërkombëtare dhe ish-anëtari i jurisë së “Dancing With The Stars” , Ilir Shaqiri zë vendin e njëmbëdhjetë me 19.8 mijë ndjekës në Instagramin e tij. CF73202D 5AB4 40EF 9ADA B4471D1BDD2F
  12. Këngëtarja Semi Jaupaj me 17.4 mijë ndjekës zë vendin e dymbëshjetë si banorja e tretë më pak e njohur e Big Brother Albania VIP. C0C10BA3 673E 4E0B ACA4 8AF4639805B9
  13. Rudina Demneri ndryshe e njohur si “Paloma”, është gazetarja me një eksperiencë shumë vjecare në Top Channel. Ajo ka punuar si gazetare në emisionin e mëngjesit, në radio dhe tek “Fiks Fare”. Ajo numëron rreth 14.8 mijë ndjekës. 16B22BF6 238A 4A0D 847C 9E9BCA953353
  14. Banori më pak i njohur si në Instagram por dhe nga publiku është futbollisti Granit Cana. Ai ka numrin më të vogël të ndjekësve me 6875 të tillë./Kryefjala.com 13844EE8 4B0B 4647 A1FB 2EA529C39569

Të ngjashme