Showbiz
Nuk i doli dot në Top-Channel, motra e Sindit të Për’puthen kërkon famë me patjetër në një televizion tjetër së bashku me mamanë
2 vite më parë


Sindi i Për’puthen është një prej konkurenteve me përplasje më të shumta dhe më këdo në emisionin e sezonit të kaluar. Ajo ka pasur debate me Melisën, Mevlanin, Arjanin, Julianin etj. Aq të ashpra kanë qenë ndonjëherë debate saqë shpesh ajo përmendte familjen e saj sesa keq ndihen ata kur Sindin e ofendonin në program.
Burime të Kryefjala.com, bëjnë me dije se Sindi ka bërë kërkesë që motra e saj të jetë pjesë e sezonit të ri të Për’puthen por nuk ia ka dalë dot. Si pasojë motra e saj po merr pjesë aktualisht në një kanal tjetër televiziv në një rubrike me konkurentë ku marrin pjesë dhe prindrit e tyre.
Mamanë e Sindit e kemi parë në televizion kur u ftua në Për’puthen për të qetësuar disi gjakrat midis Sindit dhe Melisës. Ajo tashmë u shfaq përsëri në ekran, këtë herë jo në Top-Channel por në Tv Klan , kësaj rradhe jo me Sindin por me motrën e saj, Keisin.
Nënë e bijë bënë “namin” të dielën e javës që lam pas teksa konkuruan në rubriken e së Dielës Shqiptare , “Mam, po ti!?”, ku të rinjtë mund të marrin pjesë e të konkurojnë në këndim sëbashku me prindërit e tyre.
Fillimisht Keisi u ul duke luajtur piano e më pas u ngrit dhe këndoj këngën “UP” nga Cardi B duke kryer veprime kërcimi në skenë së bashku me mamanë e saj e cila nuk hezitonte të bënte lëvizjet e saj. Gjatë prezantimit, motra e Sindit pasi u shpreh se do të këndoj rap edhe pse luan në piano e ëma e saj I tha “Ti do jesh më e mira”.