Showbiz
Nuk flisnin? Arjola dhe Monika shfaqen bashkë!
28 Mars, 2022 | 1:50 pm

Pas daljes nga Big Brother, u përfol se Monika dhe Arjola kishin prishur miqësinë me njëra tjetrën, madje e ftuar në “Goca dhe Gra”,
Arjola tregoi se nuk I kishte as numrin. Por duket se tashmë gjërat janë qetësuar.
Mbrëmjen e djeshme, Arjola ka ftuar Monikën në “Portokalli” dhe kanë realizuar një skeç së bashku. Që në momentin që Monika është futur në skenë ato janë përqafuar.
Më tej Arjola ka thënë: Mos u merrni me thashetheme, si për të nënkuptuar që mes tyre nuk ka asgjë. Më tej Monika ka thënë që mos marrin për bazë portalet pasi miqësia e tyre vazhdon ende të jetë e fortë.