Kryefjala Logo

“Nuk e kuptoj pse e bëri…”, Lei Kraja shpreh pakënaqësinë ndaj veprimit të Bardhit

11 Tetor, 2024 | 9:41 am

Së fundmi, në emisionin “Pardon my French” në Top Albania Radio, moderatorja e njohur Lei Kraja ka treguar se këngëtari i njohur Bardhi i ka bërë ‘unfollow’ në Instagram.

Kraja shprehu habinë e saj për këtë veprim, pasi ajo nuk e di arsyen pse Bardhi ka marrë një vendim të tillë.

“Meqë ra fjala, Bardhi më ka bërë unfollow në Instagram, nuk e di përse. Bardhi, kam qenë në videoklipin tënd, po ta rikujtoj. Kemi pasur intervista bashkë! Mua më ka hequr, nuk e di pse, por thjesht doja ta ndaja me ty, se e kisha harruar si fakt”, u shpreh Lei.

Moderatorja gjithashtu përmendi se Bardhi ka pasur vështirësi në karrierë për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me ish-menaxherin e tij. Ajo theksoi se menaxheri i tij i mëparshëm i kishte bllokuar koncertet dhe kishte vështirësuar vazhdimësinë e karrierës së këngëtarit.

Ajo shtoi se teksti i këngës së fundit të Bardhit reflektonte këtë situatë të vështirë që ai kishte kaluar me menaxherin e tij. Kraja tregoi gjithashtu se, nga përvoja e saj, menaxheri dukej një person me përvojë dhe që kishte sakrifikuar shumë për suksesin e Bardhit.

“Di që nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me ish-menaxherin tashmë. Di që nuk ia ka bërë të lehtë rrugëtimin për të vijuar karrierën e tij.

Unë them kryesisht ka qenë për menaxherin. Bardhi më ka bërë ‘unfollow’ në Instagram. Se di pse. Nuk e di pse më ka hequr. Koncertet i janë bllokuar nga menaxheri, ndaj dhe teksti në këngën e re është për të. Mua më ka rastisur ta takoj, (menaxheri) mu duk një person që kishte përvojë. Kishte bërë shumë, kishte sakrifikuar për suksesin e Bardhit. Ka investuar shumë te Bardhi.”, u shpreh Kraja.

Të ngjashme