Showbiz
Nuk do i mbajë vetë Stresi zbulon kujt do ja dhurojë 160 mijë Eurot e Big Brother VIP Kosova
6 muaj më parë


Mbrëmjen e djeshme në Post Big Brother Stresi është pyetur nga moderatorja Elita Rudi se çfarë do të bëjë me çmimin e madh të fituar nga BB VIP Kosova.
Por ajo ç’ka thënë Stresi është duartrokitur nga të gjithë. Ai ka treguar se nuk do të mbajë asgjë për vete por do ja dhurojë një personi mjaft të veçantë për të.
“Nëna ime del në pension shumë shpejt, mendoj që edhe 3-4 muaj. Unë jam në një turne koncertesh aktualisht dhe vërtetë atë shumë ia dedikoj vetëm Shpresës sime, si një pension që ajo po del në pension, për krejt sakrificat. Është shumë pak kjo shifër për nënën time, sepse ajo nuk ka çmim”- është shprehur reperi.