Kryefjala Logo

Nora vs Alesio akuza të ashpra mes tyre, kush i prishi karrierën kujt?!

8 Qershor, 2022 | 1:52 pm

Në një kohë kur koncertet e artistëve po bëhen shumë të shpeshta sidomos gjatë sezonit veror, nga Australia menaxheri i njohur, Alesio Aliaj bëri një deklaratë të fortë mediatike duke e konsideruar këngëtaren Nora Istrefi si artisten që e nxorri me humbje.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Norës duke i cilësuar këto deklarata si të pavërteta kundrejt saj. Nora thotë se Alesio u ka thënë fansave që në koncert do të shkonin dy nga kolegët e saj dhe publiku u zhgenjye e nuk shkoi në koncert.

C6FBF7B2 94EF 4349 A60B 6DAD6E998D79

Ndërkohë nga ana tjetër Alesio thotë në reagimin e tij, se në koncertin ku do të shkonte Ledri dhe Kida, Ledri nuk mori pjesë për arsye personale dhe koncerti vijoi suksesshëm me Kidën. Ndërkohë që Nora kishte datën e saj të cilën sipas menaxherit as nuk denjoi ta publikonte në rrjetet e saj sociale.

Alesio e cilëson Norën edhe si aprofesionale, sepse sipas tij në “soundchekun” përpara provave ajo nuk kishte gati as “line-up” e show-ut të saj.

BF5EEC58 C9E5 4F7B 9E30 3C53E335E2AF

Këto ishin dy reagimet e tyre dhe nuk e dimë nëse do të vijojnë më tej akuzat mes Norës dhe Alesios, po ne këtu jemi.

Të ngjashme