Kryefjala Logo

Nora foli për një rikthim, Roberti publikon foto me një femër misterioze

24 Tetor, 2022 | 5:26 pm

Robert Berisha ka publikuar një foto i kapur dorë për dore me një grua misterioze të cilës nuk preferon t’ja bëjë të ditur identitetin, madje duke mos i bërë as ‘tag.’
Por mbishkrimi i fotos “L-eft & R-ight forever (Majtas dhe Djathtas gjithmonë) është ai që të bie në sy. Roberti mesa duket jo pa qëllim, gërmat “L” dhe “R”, i ka lënë të veçuara nga të tjerat, dhe i ka shkruar në kapitale.
Nuk dihet nëse “L”, i referohet Lauretës ish të dashurës së tij, por modelja është ende e distancuar nga rrjetet sociale, pasi çaktivizoi llogarinë e saj pas ndarjes nga Roberti. Ndërkohë pak ditë më parë ish gruaja e tij, Nora Istrefi nuk e përjashtoi një mundësi rikthimi me të.

17A420F5 5040 47AB 9184 4355EBBAABA9

Të ngjashme