Nora e pranoi që këngën e fundit e ka dedikim për Robertin, (por nuk e mohoi një rikthim me të)

3 muaj më parë

Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë qenë një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptarë si para dhe pas divorcit. Historia e tyre 14 vjeçare e dashurisë mbaroi por ata kanë një vajzë që do t’i lidhë gjithë jetën. Këtë konfirmoi sonte vetë këngëtarja në “Më lër të flas”, duke treguar se ajo dhe Roberti vërtet nuk ndiqen në rrjetet sociale por flasin në Viber, Whatsapp madje edhe drekojnë në prani të Reneesë së vogël.

Por e pyetur nga Donaldi dhe Romeo nëse do të rikthehej me të,këngëtarja tha se mjaftonte për momentin rikthimi i Donaldit dhe Borës, ndërsa më pas shtoi se nuk do donte ti përgjigjej kësaj pyetjeje.

Ajo shtoi gjithashtu se momentalisht nuk është në një lidhje dashurie dhe se këngën e fundit “Ciao” e kishte dedikim për ish bashkëshortin e saj.

Të ngjashme