Showbiz
Noizy shkon për tu pajtuar por përsëri bën një gafë të madhe me Ledionin.
20 Korrik, 2022 | 7:21 pm
Në 2016 lindi ky sherr mes Noizyt dhe Ledion Liços. Ledioni bëri batutën: Noizy lëviz me Ferrari borxh dhe reperi ju kthye me një postim në rrjetet sociale duke e quajtur gay.
Sot Noizy u rikthye i penduar në dyert e Top Albania Radio & Top Channel dhe në lidhje me sherrin virtual me dhëndrin e shtëpisë Top Media u përpoq tu përgjigjej me batutë duke thënë se që nga momenti i sherrit ai kishte shpenzuar dy milionë euro duke blerë Ferrari (që Ledioni të mos mendojë që i merr borxh) dhe ndërkohë Ledioni nga ana e tij ka bërë një skuadër me fëmijë.
Por nënkuptimi i kësaj batute është dëshpërues sepse nëse Noizy ka blerë Ferrari për të mos i thënë kush që i merr borxh, nuk besojmë se Ledioni ka bërë fëmijë që Noizy mos ta quajë sërish gay. Noizy kërkoi të vërë vetullat por i nxorri sytë kësaj situate që mesa duket ka qenë e sforcuar dhe jo e natyrshme.
Noizy ka marre nismën e një festivali dhe ndihma e Top Albania Radio dhe Top Channel i duhet me çdo kusht, ndryshe festivali do ngjajë me performancat e Noizyt dhe shumë kolegëve në lokale plazhi, apo klube të zakonshme.