Kryefjala Logo

Noizy nuk e kruan më me Top Median. Reperi sot “uli kokën” dhe i kërkoi falje Ledionit që dikur e quajti “gay”

20 Korrik, 2022 | 11:14 am

Për herë të parë pas gjashtë vitesh, reperi Noizy ka shkelur në ambientet e “Top Albania Radio”.
Ashtu si dhe pritej, çështja e parë të cilën reperi foli ishte  debati me Ledion Liçon në vitin 2016, pasi u largua papritur nga Top Awards.

Noizy ka gjetur justifikim moshën por ndoshta edhe e ka kuptuar rëndësinë e një platforme si Top Media në karrierën e një reperi, duke parë se ndërkohë që ai nuk shkelte dot në TCH këngëtarë të tjerë si Capital T, Ledri Vula apo edhe Don Xhon janë ngritur shumë lart dhe në një tjetër nivel nga Noizy me ndihmën e këtij ekrani. Ai tha se pajtimi me Ledion Liçon duhet të kishte ndodhur kohë më parë, mirëpo u justifikua me moshën.

 “Të gjithë e dinë që Top Channel është nëna e shumë artistëve, skena e parë që kam shkelur ka qenë në Top Fest. Nuk do të merrem kush e ka fajin më, dua të hapim një epokë të re.
Mund të kishte ndodhur dhe më shpejt ky pajtim, po angazhimi i tepërt nuk më ka dhënë kohë as të reflektoj, udhëtimet e shpeshta jashtë shtetit. Mund të jem tre ditë në Shqipëri dhe më pas jam me koncerte jashtë shtetit.
Nuk kam pasur mundësi të flas me Ledionin, e kam menduar, nuk kam qenë asnjëherë kundër të pajtoheshim. Mund të ishte më ndryshe, por në nerva e sipër nuk e kontrollova dot veten”.

I pyetur për komentet homofobe ndaj Liços, Noizy “ul koken” dhe ja hedh fajin nervozizmit ai tha se ishin deklarata të thëna në nerva e sipër.

“Nuk ka lidhje fare, ishte në nerva e sipër, nuk ka lidhje fare me homofobinë. Mami më ka thënë të numëroj deri në 10 kur jam me nerva. Unë mundohem, do e ve në praktikë këtë gjë. Kur më del jashtë fjalës, unë tjetërsohem. Por ideja është që duhet të kesh durim, mos t’i kthehesh njerëzve kur je me nerva”, tha Noizy.

Kujtojmë se 6 vite më parqë Noizy duhej të ishte pjesë e Top Awards, por papritmas, iku dhe postoi në Instagram një status kundër organizatorëve dhe kundër Ledion Liços, duke mos u mbështetur më mediatikisht nga asnjë kanal i Top medias.
Ai nuk kurseu as ofendimet ndaj Ledionit të cilin e quajti “gay”.

E përveç të gjithave Noizy po organizon një koncert të madh “Alpha”, ku sigurisht i duhet mbështetja e Top Media, si partner. Rikujtojmë se Top Media ka qenë partneri i shumë koncerteve të mëdha të organizuara nga Capital T, Anxhela Peristeri etj.

Të ngjashme