Kryefjala Logo

Noizy i kërkon falje publike ‘Nokut të vogël’,vajzës së tij

3 Janar, 2024 | 9:43 am

Leandra quhet vajza e e reperit Noizy por që në kohën e këngës ‘Noku vogël’,ajo e fitoi si epitet nga gjithë publiku.U bë kohë që Noizy nuk e përmend më të ‘voglën’ e tij që tani është një zonjushë e madhe.

Noizy nuk e ekspozon më në rrjete sociale, e në intervista nuk flet për të duke e ruajtur me fanatizëm.

Gjithsesi, së fundmi ka bërë përjashtim duke i kërkuar një falje publike. I ftuar në ‘1 Kafe me Labin’, ai u pyet se “Kujt do i thojë “Më fal” në këto momente? Dikujt që nuk ke mundur t’i qëndrosh afër dhe publikisht këtë funditvit e përmbyll duke i thënë më fal.”
Personi kryesor mund të jetë vetëm Noku vogël, Leandra, të cilës i kërkoj falje për shumë gjëra. Por ato mbeten mes meje dhe saj”.-tha Noizy.

Të ngjashme