Showbiz
Noizy dhe Mozzik dashuria mori fund. Heqin këngën e tyre duet nga Youtube
17 Korrik, 2022 | 6:07 pm
Shumë kohë më parë Noizy dhe Mozzik kanë realizuar këngën “Bonjur Madame” e cila korri shumë sukses, por duket se Loredana ka dhënë efektin. Pasi u aludua për një lidhje mes tyre Mozzik dhe Noizy duket se kanë tension në marrëdhënien e tyre.
Kryefjala.com ka zbuluar se Noizy dhe Mozzik kanë fshirë bashkëpunimin e tyre të suksesshëm nga Youtube. Nuk dihet kush e ka marrë këtë hap, por duket se miqësia mes tyre ka marrë fund.
Eh, ç’të bën gruaja, s’ta bën njeri.