Kryefjala Logo

Njihuni me VIP-at shqiptarë që do të bëhen prindër në 2022-shin

9 Mars, 2022 | 12:47 pm

E kemi nisur mbarë e mirë vitin 2022 (që të kuptohemi jo në ekonomi) por në showbiz. Shumë nga personazhet shqiptare janë në pritje të ëmbël për herë të parë dhe shumë të tjerë do ta zgjerojnë familjen e tyre të bukur.

C24E2ADC 4C19 4FDD 9727 0348B724381D

Po e nisim me të parën, Arbana Osmanin. Moderatorja më e përfolur e kohëve të fundit, bëri me dije se do të bëhet nënë për herë të tretë. Lajmin e shtatzënisë Arbana e bëri publik natën finale të “Big Brother Vip”, duke thënë se spektaklin e këtij viti e kishte prezantuar vetë i dytë. Mediat shqiptare raportuan se ajo është në pritje të një vajze, ndërsa Joni dhe Dielli do të bëhen me një motër.

CFBE31AF 3B1D 4551 BB18 AD4246097182

Një tjetër moderator që pritet të shtohet në familje është Devis Muka i “Fiks Fare”. Kryefjala. al ka mësuar se partnerja e tij është në pritje të ëmbël dhe se cifti do të sjellin në jetë një djalë. Negin vajza e parë e ciftit do të bekohet me një vëlla, fiks fare ashtu sic vdesin familjet shqiptare.

94760E08 4049 4621 B4D0 47ABCB3D90B8

Dojna Mema përmes një videoje na tregoi se është në pritje të ëmbël. Nuk dihet ende gjinia e bebit, por Dojna i ka kaluar tre muajt e parë të shtatzanisë. Ajo pak muaj më parë mori dhe propozimin për martesë nga partneri i saj, Vlashent Sata.

85E760C7 FD10 45E3 8A24 200E461B9C15

Delinda Disha aktorja e humorit pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Lajmin e pritjes së ëmbël e ka bërë me dije vet Delinda, nëpërmjet një seti fotografik që ka realizuar me djalin dhe partnerin e saj. “Dy kryevepra do të vijnë në jetë”, shkruan ajo duke na bërë me dije se pret binjakë.

A27D5833 62DF 4D36 8176 CD5AADF054FE

Prindër për herë të parë priten të bëhen edhe dj i njohur, Dj Aldo dhe moderatorja,Xhesika Trola. Historia e tyre e gjatë e dashurisë po finalizohet me një bebe.

29846575 1218 4DF9 92E9 9B1ADC0077DD

Kristina Baki modelja e njohur shqiptare është në pritje të ëmbël. Kryefjala.al ka zbuluar që ajo është në pritje të një vajze, që me siguri do ta bëjë më të bukur jetën e saj dhe të Erosit partnerit të saj. ( Me këtë rast u treguam edhe emrin e partnerit me të cilin Kristina është në një lidhje të gjatë dashurie)

570E2350 1621 4F94 9738 D4743D9B9C4A

Të ngjashme