Kryefjala Logo

Njësoj si në dasëm:Pse mungoi nëna dhe motra e Luizit në festën e bebit?

24 Nëntor, 2023 | 10:38 am

Luizi dhe Kiara do bëhen prindër dhe kush na lexon e di këtë gjë shumë kohë më parë kur ju njoftuam.Por tani kemi tjetër muhabet per ju..

Kur çifti lajmëroi gjithë dynjanë se në jetën e tyre po vinte një bebushe,e bënë me anë të një videoklipi ku këndonte babi sigurisht.Çifti u sigurua që klipi të përfshintë gjithçka,nga zbulimi i lajmit e deri tek festa speciale ku zbuluan gjininë.

Domosdo lajmet e gëzuara nuk shijohen vetëm dhe Luizi me Kiarën kishin mbledhur familjarët dhe miqtë më të ngushtë në festë.Por,gjejeni pak kush mungonte?Ato që munguan edhe në dasëm..mami dhe motra e Luizit.

Do të ishte shumë afër mendjes se të dyja jetojnë në Amerikën e largët dhe ardhja nuk është e thjeshtë por(ah ka gjithmonë një por në këtë histori) duket se gjërat nuk shkojnë dhe aq mirë.

Ju kujtohet kur Sokoli,kunati i Luizit u fut në BBVA dhe thanë se ishin më shumë si vëllezër se sa kunetër?Ato ditë duket se janë lënë pas sepse në Instagram as Luizi e as Kiara nuk e ndjekin më Sokolin dhe ky i fundit nuk ka reaguar fare për shtatzaninë…

Të ngjashme