Kryefjala Logo

Njerëzit qeshën me të por Rovena Stefa rrëfen se nga TikTok-u fitoi 100 mijë dollarë!

21 Korrik, 2022 | 2:58 pm

Këngëtarja shqiptare Rovena Stefa njihet kryesisht për muzikën dhe hitin e saj “Burrë të martuar unë dashurova”
Prezente kryesisht nëpër dasma,këngëtaren e pamë para pak kohësh shumë aktive në TikTok.

Në fakt videot e saj nuk u komentuan dhe aq mirë nga publiku pasi sfidat që ajo bënte në live shkaktuan shumë të qeshura nga publiku dhe sigurisht..meme!

Rovena në këmbim të “gifts”(dhuratat në shqip,ato jepen në TikTok dhe kushtojnë para,të cilat shkojnë për atë që i merr) bënte pompa live me Diamantin Blu,kërcente për Ujkun e Shijakut,madje bëri edhe dush live.

Epo ja që asgjë nga këto nuk paskan qënë kot sepse në një intervistë për një televizion Kosovar,Rovena Stefa tregoi se gjatë kohës që ishte aktive për rreth dy muaj në TikTok,arriti të fitonte 100 mijë dollarë!

Këngëtarja u shpreh se në atë aplikacion ia vlen të jesh aktive por kërkon shumë kohë.

Të ngjashme