Showbiz
Një vit pa Hueydën, bashkëshorti e kujton kështu…
4 muaj më parë


Një vit më parë u nda nga jeta artistja shqiptare, Hueyda El Saied. Hueyda la pas një djalë, Gabrielin, i cili së bashku me babain e tij Thierry-n e kujtojnë gjithmonë në mënyra të ndryshme. Edhe në këtë ditë të vështirë për ta, bashkëshorti i saj e ka kujtuar në mënyrën më të bukur, duke ndarë një video me momentet e tyre familjare.
”Na mungon shumë…!! Një vit ka kaluar pa dëgjuar zërin tënd, pa dëgjuar të qeshurën tënde, pa parë buzëqeshjen tënde… por je ende në zemrat tona, në mendjet tona, në shpirtrat tanë përgjithmonë! Të duam, Gabriel & Thierry”, shkruan në Instagram bashkëshorti i artistes…