Showbiz
Një tjetër rast mashtrimi:Chiara Ferragni përfundon në prokurori!
21 Dhjetor, 2023 | 8:55 am

Prokuroria e Milanos ka hapur një dosje për Chiara Ferragni-n pasi u zbulua mashtrimi i saj me panetonen “Balocco”.
Si të mos mjaftonte kjo,Chiara akuzohet se ka bërë të njëjtën gjë edhe me vezët e pashkëve.
Ankesa është paraqitur nga shoqata për të drejtave të përdoruesve dhe konsumatorëve “Codacons” dhe shoqata për solidaritetin social dhe mbrojtjen e të drejtave civile “Assourt”.
Sipas “Codacons”, klientët që kanë blerë panetonen me një çmim prej rreth 9 eurosh kanë të drejtë të kërkojnë rimbursim të parave të paguara.
Deri tani, nuk ka asnjë ankesë në lidhje me mashtrimin tjetër në lidhje me shitjen e vezëve të Pashkëve të sponsorizuara më parë nga sipërmarrësja.
Ndërkohë, në këshillin e qytetit në Milano, kreu i grupit të “Fratelli d’Italia”, Riccardo Truppo njoftoi një mocion për të kërkuar tërheqjen e meritës qytetare të “Ambrogino d’Oro” (nderimi më i lartë që i bëhet dikujt nga Bashkia e Milanos për aktivitetet e bamirësisë), dhënë në vitin 2020 çiftit Fedez-Ferragni.
Ata u nderuan me këtë titull në dhjetor 2020, pas mbledhjes së fondeve prej 4 milionë eurosh për të zgjeruar njësinë e kujdesit intensiv të spitalit “San Raffaele”.