Showbiz
Një tjetër konkurrente i bashkohet “Dance Albania”
14 Tetor, 2022 | 10:45 am

Një tjetër konkurrente do të shihni këtë të hënë në “Dance Albania”. Kryefjala.com ka mësuar se bëhet fjalë për Melisa Lleshin ish konkurrenten e “Përputhen”. Melisa është e njohur për publikun edhe për historinë e saj të dashurisë me Andin, histori që duket se ka përfunduar.
Melisa përveç muzikës duket se kërcimin e ka pasion pasi e shohim shpesh të postojë video duke kërcyer në rrjetet e saj sociale. Të hënën e shkuar në “Dance Albania hynë dy konkurrentë të rinj, Adelina Tahiri dhe Meridian Ramçaj.