Një tjetër detaj lidh Borën me Atdheun…

1 muaj më parë

Pak kohë më parë ish konkurrenti i Përputhen, Atdheu është bërë xhaxha për herë të parë. Këtë moment të bukur ai e ka ndarë me të gjithë në rrjetet sociale ku ka treguar se mbesës së tij ia ka vendosur emrin vetë ai, Nala. Një emër që e ka shumë përzemër moderatorja Bora Zemani, me të cilën Atdheu është përfolur se ka qenë në një lidhje dashurie.

Mirëpo veç emrit mbesa e Atdheut ka edhe një detaj tjetër që e lidh me Borën dhe këtë na e zbuloi vetë ish-konkurrenti i “Për’puthen”. Ai ka publikuar një Instastory krahas së cilës shkruan: “Nala duke bërë muhabet me xhaxhin dhe duket që është bricjap”. Bricjapi është shenja e horoskopit e Bora Zemanit, e cila feston ditëlindjen më datë 9 të këtij muaji.

Shumë rastësi mes të dyve vetëm se Bora tashmë është në një lidhje dashurie me Donaldin dhe duken shumë të lumtur.

Të ngjashme