Kryefjala Logo

Një fustan si të Armina Mevlanit e ka veshur para 34 vitesh Parashqevi Simaku

25 Shtator, 2022 | 9:50 pm

Fustanet e Armina Mevlanit të dizenjuara nga stilistë shqiptarë e të huaj janë komentuar së fundmi edhe në media. Por ajo që kemi vënë re është se një nga fustanet e saj është shumë i ngjashëm me fustanin ikonik të yllit të muzikës shqiptare të viteve ‘80, Parashqevi Simaku.

Fustani i stiluar nga Shpresa Zeraliu është veshur nga Simaku në vitin 1988 në Festivalin e Rtsh. Kënga “E duam lumturinë” është edhe fituese e çmimit të parë të këtij Festivali.

921A353C 4820 4F37 98D4 0E98E73CA540 A78CA25C 9569 4FC2 BFA2 2F39F636F7AF

Historia e Fustanit të Parashqevisë

“Unë vij, vetëm po më gjete tafta bojë rozë!”- citoi Agim Doçi këngëtaren e famshme, duke sqaruar më tej se materiali në fjalë që ajo kërkonte për veshjen, gjendej vetëm në perdet e Komitetit Qendror.
Dhe unë kam shkuar kam vjedhur perdet në Komitet Qendror dhe kam shkuar tek rrobaqepësja më e mirë e artistëve, Shpresa Zeraliu. Ajo sapo pa taftanë i ra të fikët sepse e dinte që kjo tafta vinte vetëm për Komitetin Qendror”, ka treguar tekstshkruesi Agim Doçi.

Të ngjashme