Showbiz
Një dashuri 15 vjeçare si ajo e Turit dhe Orindës
27 Korrik, 2022 | 2:50 pm
Orinda Huta dhe Turjan Hyska janë martuar prej 5 vitesh dhr janë prindër të një vajze, Atarës, 1 vjeçe. Por sot festojnë përvjetorin e tyre dhe gjejeni sa? Plot 15 vjet.
”Gëzuar përvjetorin dashuria ime. Pas 15 vitesh akoma bëj gjumin më të ëmbël vetëm pranë teje”, ka shkruar Orinda në Instagram.
Orinda Huta dhe Turjan Hysko në fillimet e lidhjes së tyre kanë preferuar ta mbajnë larg vëmendjes mediatike historinë e tyre të dashurisë. Më pas organizuan një prej dasmave më të komentuara në showbiz dhe së fundmi po shijojnë dhe fëmijën e tyre të parë, Atarën.
Aaa se harruam kanë edhe një diçka të përbashkët, punojnë githnjë në të njëjtat media.