Një çift i ri po krijohet në shtëpinë e Big Brother Albania (dhe nuk e kemi për Kiarën dhe Luisin)

3 javë më parë

Një çift i ri është në fazat e para të pëlqimit brenda shtëpisë së Big Brother. Bëhet fjalë për aktorin Amos Zaharian dhe blogeres Dea Mishel. Në një bisedë me Olta Gixharin Amosi ka treguar se ia ka shprehur pëlqimin blogeres.

Aktori tregoi se në sytë e saj ndjeu se ky pëlqim është i ndërsjelltë, madje edhe persona të tjerë brenda shtëpisë ia kishin thënë.

Nga ana tjetër Olta shtoi se ajo e shikon Dean në një tranzicion si brenda shtëpisë dhe jashtë, për këtë e këshilloi Amosin t’i lërë gjërat të rrjedhin vetë.

Të ngjashme