Një bebe në familjen Berisha?! Armina Mevlani tregon detaje rreth jetës personale..

3 muaj më parë

Prej shumë kohësh Armina Mevlani pyetet gjithnjë rreth planeve të zgjerimit të familjes. Ajo dhe partneri i saj Shkëlzen Berisha kanë 10 vite së bashku dhe shumë janë të mendimit se ka ardhur koha të kenë një fëmijë së bashku.

Armina Mevlani ka folur së fundmi për emisionin “Pushime on Top”, në lidhje me planet familjare dhe se kur pret të bëhet nënë.

Pjesë nga biseda:

Eni Shehu: Një fëmijë kur do e bësh?

Armina Mevlani: Po dhe fëmija sigurisht që do të vijë

Eni Shehu: Në plane të afërta?

Armina Mevlani: Kur të jetë, kur të ndodhi, thjesht presim. Ma bëjnë shumë këtë pyetje, unë po punoj, po shijoj marrëdhënien, kur të vijë fëmija do të jetë një lumturi ekstra.

Të ngjashme