Kryefjala Logo

Nisur nga debati Oltit me Shotën:Ku ndryshon bullizmi me thashethemet?

2 Janar, 2023 | 10:31 pm

Shota Baraliu është konkurentja që braktisi shtëpinë e BBVK dhe jemi të gjithë në një mëndje se nga prime i kaluar,shikuesit preferuan ta shikonin jashtë shtëpisë.

Opinionisti Olti Curri ja vuri në pah Shotës se bullizimi femër mashkull është diçka por femër-femër është komplet diçka tjetër.
Moderatori Alaudin u shpreh se më shumë se bullizëm ato ishin thashetheme,por çfarë i ndan ose i bashkon të dyja?

Thashethemet janë biseda të kota, veçanërisht për çështjet personale ose private të të tjerëve, të bujshme apo intime.
Thashethemet mund të jenë një formë veçanërisht tinëzare dhe keqdashëse e ngacmimit.
Të flasësh për një dikë pas shpinës së tij ose të saj, duke përhapur thashetheme që në mënyrë të pashmangshme shndërrohen në gënjeshtra, mund të bëjnë më shumë për të izoluar dhe frikësuar një individ sesa praktikisht çdo sjellje tjetër. Dhe asgjë nuk mund të bëjë më shumë për të nxitur përçarjen dhe për të krijuar kapanone, për të dëmtuar moralin, për të zvogëluar produktivitetin dhe për të krijuar marrëdhënie armiqësore.

Si mund ta dini nëse po bullizoheni apo për ju bëhen thashetheme?
Jo të gjitha kritikat konsiderohen si bullizim, sidomos nëse kritika është për shkak të një arsyeje të drejtpërdrejtë siç është performanca e dobët e punës.
Por shprehja e Shotës dedikuar Xhulit:”Disa femra shiten” nuk sjell produktivitet por denigrim.
Dyshimet se ajo bën magji të zezë nuk rrisin buxhetin e shtëpisë por i tundin themelet asaj.
Ka krahasuar Anën me lopën dhe për Artën tha:”I dul zoni dhe asaj,me prapanicë të bukur spo del në Prime,me fytyrë të bukur spo del në Prime..”

Bullizmi është një keqpërdorim i vazhdueshëm dhe i qëllimshëm i pushtetit në marrëdhënie nëpërmjet sjelljes së përsëritur verbale, fizike dhe sociale që synon të shkaktojë dëm fizik, social dhe psikologjik.
Mund të përfshijë një individ ose një grup që keqpërdor pushtetin e tij, ose pushtetin e perceptuar, mbi një ose më shumë persona që ndihen të paaftë për ta ndaluar atë që të ndodhë.

Të ngjashme