Niko Komani: Kjo është artistja që paguan më mirë…

8 muaj më parë

Ju e njihni Niko Komanin, është një nga personazhet më të komentuar sa i takon stilit të tij. Anëtari i jurisë së Style Star ka qenë i ftuar në përmbledhjen ditore të këtij programi ku ka rrëfyer shumë sekrete të personazheve publikë shqiptarë.

I pyetur nga gazetarja Suada Daci se cili është personazhi që paguan më mirë, Niko ka thënë pa hezitim emrin e këngëtares Poni.

”Poni paguan shumë mirë dhe vlerëson ekstra dhe 1 minutë që ti do rrish me të”, ka thënë Niko Komani duke e cilësuar këngëtaren jo vetëm si një nga bashkëpunëtoret e tij më besnike por edhe si një mikeshë shumë të mirë.

Niko Komani ka treguar gjithashtu se është duke realizuar edhe një projekt me Tunën, që pritet të dalë së shpejti.
Kujtojmë gjithashtu që Niko Komani është kuratori imazhit të Ronela Hajatit dhe do të jetë krah këngëtares për plot 18 ditë në Torino, aty ku do të mbahet Eurovisioni.

(Video min 17:39)

 

Të ngjashme