Showbiz
Nick Carter në telashe me ligjin…
3 muaj më parë

Nick Carter është në telashe. Këtë herë ai do të përballet me ligjin dhe akuzat që i janë bërë për sulm seksual ndaj një 15-vjecareje. Padia ndaj artistit është ngritur në Clark County, në Nevada, ku Gjykata e Qarkut e akuzon Carter për sulm seksual ndaj një vajze nga Pensilvani në vitin 2003, kur ai ishte 22-23 vjeç.
Akuzuesja, e cila në dokumenta shfaqet si ‘AR’, pretendon se ajo është sulmuar disa herë nga këngëtari, duke përfshirë një herë në kabinën e një jahti luksoz ku ata ishin bashkë. Sipas dokumenteve, Carter e ka detyruar adoleshenten në atë kohë që ta mbante të fshehtë të gjithë ngjarjen, ndërsa në padi përshkruhen edhe situata të tjera, duke përfshirë sulme seksuale në autobusin e turit të grupit të famshëm. Përveç kësaj, AR e akuzon Carter po ashtu se e ka “prezantuar” me drogë dhe alkool kur ka qenë e mitur, duke e joshur që të shkonte në jahtin e tij.
Në fund, cka është më e keqja, gruaja thotë se Carter i dha asaj virusin HPV, një sëmundje seksualisht e transmetueshme. Edhe pse AR i kishte raportuar këto incidente më parë, si tek nëna e saj në kohur kur ishte adoleshente, ashtu edhe në Polici, Carter nuk u akuzua kurrë për veprimet e tij, të paktën kështu pretendohet në padi.