Showbiz
Ngjashmëria mes Elvanës dhe Luanës…
6 muaj më parë


Nuk e dimë nëse është koiçidencë apo strategji marketingu por duket se muaji mars është muaji më produktiv për këngëtarin, Bardhi. Edhe vitin e kaluar në 16 mars u publikua projekti i tij “Ex” me Elvana Gjatën që u kthye në hitin e diskotekave shqiptare, po ashtu në mars të këtij viti u shfaq edhe videoja “Zemrën ta vodha”, në bashkëpunim me Luana Vjollcën.
Të dyja këngë thuajse të ngjashme në stilin muzikor dhe të prodhuara nga e njëjta studio muzikore. Dhe një detaj tjetër që vëme re është që Bardhi (i cili shkruan tekstet e këngëve të tij) duket sikur ka fiksim fjalën “bebe” të cilën e ka përdorur në të dyja bashkëpunimet e tij.
Ky bashkëpunim i saj i parë me këngëtarin u bë viral në rrjetet sociale pasi Luana e bëri publik refernin e këngës në emisionin e saj “ZemërLuana”.
Nga ana tjetër shohim edhe një ngjashmëri në look-un e të dyja vajzave por edhe në mënyrën se si aktrojnë. Ndaj urojmë që kënga e re e Luanës të ketë fatin e asaj të Elvanës, pasi ka afro 60 milion klikime në Youtube.