Ngjarja e Luizit, flasin prindërit e Kiarës: U tregua cinik!

3 javë më parë

Situata në të cilën janë gjendur banorët orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother” falë historisë së Luiz Ejllit dhe sëmundjes së tij ka qenë vërtetë e vështirë. Më e prekura nga kjo ngjarje padyshim që ka qenë Kiara Tito.Të ftuar në programin Ftesë në 5″ kanë qenë prindërit e Kiarës të cilët kanë reaguar në lidhje me atë që ka ndodhur mes saj dhe Luizit. 

“Dua të përshëndes Arbanën që arriti të menaxhonte një emision që mund t’i dilte nga duart. Kiara është kjo që është, ata janë të kushtëzuar nga të drejtat personale, i mungon privatësia, Kiara ka nevojë të rrijë vetëm. Me thënë të drejtën unë u shokova e besova, më vinte keq për Kiarën, Luizi e fitoi krejt besimin e Kiarës, ai është një lojtar shumë i fortë por duhet të ketë kujdes se këmbënguljen nga cinizmi e ndan një vijë e hodhe dhe ai mu duk cinik. Kiara mu duk pak e ekzagjeruar, duhet të ishte e prerë që në fillim.”- u shpreh babai i moderatores, ndërsa mamaja e saj tha: “Ne u shqetësuam jashtëzakonisht me thënë të drejtën për Luizin. Nuk u fokusuam shumë në marrëdhënien mes tyre. Ne menduam që Kiara të hiqte dorë që dje nga lekët për të ndihmuar Luizin. Këta rrinë deri në 3-4 të mëngjesit dhe ne bashkë me ta por ata flenë deri në 12 ndërsa ne duhet të ikim në punë. Mua më prek më shumë kur lexoj sharjet për Kiarën në rrjete sociale, ajo nuk i meriton.”

Ndërsa vet Kiara ka refuzuar të flas më me Luizin duke thënë se nuk do ta shohë më me sy.

 

Të ngjashme