Showbiz
Nga vuajtjet familjare tek vdekja e vëllait të vetëm,dhimbjet e Sofielës së “Love Island”
16 Tetor, 2023 | 12:30 pm
Sofiela Kolaveri u bë e njohur për publikun me pjesëmarrjen e saj në “Love Island Albania”.Tashmë një ish-konkurente,ajo ka qënë e ftuar në “Jo vetëm modë”dhe ka folur për jetën e saj të vështirë duke na prezantuar një Sofiel tjetër..
Duke folur për familjen ajo tha:”Kemi qenë familje e vuajtur, si fëmijë të duket vetja pse jam unë kështu, nuk i kupton gjërat. Prandaj kam qenë kaq rebele dhe i kam marrë vetë në dorë gjërat dhe i kam arritur deri aty ku i kam manifestuar.
Një vëlla më ka vdekur kur isha 18-vjeçe, ai ishte 22 vjeç. Kjo dhimbje na ka bërë dhe më të fortë, prandaj na ka ecur jeta me ‘fighting’. Kur kam qenë 3 vjeçe, prindërit s’kanë pasur mundësi të na mbanin dhe mua dhe vëllain, unë kam qëndruar shumicën e kohës te tezja. Ka qenë shumë gjë e vështirë për mua, kur jam kthyer 7 vjeç e mbaj mend kohën me vëllain, kemi kaluar çdo moment bashkë.”