Kryefjala Logo

Nga tradhetia ndaj PM tek raporti me Einxhel, flet Dagz: Fle kur fle Einxhel!

23 Janar, 2022 | 2:15 pm

Diten e sotme Dj Dagz ka qene i ftuar ne Fun Club ku ka treguar raportin e tij me Einxhel por dhe tradhetine e shume perfolur per PM.

“Nuk fle pa fjetur Einxhel. E shoh shumë. Këto ditë kam qëndruar vetëm me familjarët dhe miqtë. Kam takuar PM. E kam marrë shtruar.

Emocionalisht do doja të dilte Einxhel, por unë nuk veproj me tru. Dhe dua që ajo të shkojë në finale dhe të fitojë. Është shumë e fortë dhe ka një kauzë shumë të madhe. Është më e forta brenda.”

Dagz gjithashtu komentoi edhe akuzat se tradhtoi PM duke u rifutur në “Big Brother VIP” pa të.

“Kisha shumë arsye për tu rifutur. Unë dhe PM e duam njëri-tjetrin pa interes. Këtë eksperiencë e bëmë bashkë dhe kur u rifuta i bëra gjërat gati për të dalë. Dhe një nga arsyet është se po të ishte PM brenda dhe unë jashtë do doja që ai ta vijonte rrugëtimin. Së dyti, PM më tha vazhdoje lojën. Po ashtu, produksioni ma dha një super eksperiencë dhe nuk mund të mos i respektoja. Çështja kryesore është Einxhel. Intuita më thoshte se ajo më ka qejf përndryshe nuk do vazhdoja.”

Të ngjashme