Nga sherri me Finem dhe Noizyn, flet Don Xhon!

3 muaj më parë

Mbrëmjen e sotme Don Xhon ka qenë i ftuar në “Zemër Luana”, ku në rrotën VIP ai ka komentuar edhe sherret me Finem apo Noizyn.

Teksa në rrotën VIP ai qëlloi foton e Finem, me të cilin u përfolën për një sherr masiv si në rrjete sociale ashtu edhe në jetën reale, por Don Xhon vendosi tu japë fund aludimeve dhe të habisë me përgjigjen. Ai u shpreh se Finem është një djalë i mirë dhe se mes tyre nuk ka patur kurrë diçka dhe i uroi suksese.

Ndërkohë kur qëlloi foton e Noizyt, me të cilin gjithashtu u përfolën për një përplasje, reperi Don Xhoni habiti publikun në skenë, kapitenët e çdo kënd me përgjigjen.

Ai u shpreh se ka respekt për Noizyn dhe historia mes tyre Është njëjtë si me Finem, ata nuk kanë asgjë me njëri-tjetrin e janë në paqe.

Të ngjashme